VIDEO/ “Para Tomori”, miset nga 35 vendet e botës dhurojnë spektakël në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 17:56

VIDEO/ “Para Tomori”, miset nga 35 vendet e botës dhurojnë spektakël në stadium

Kemi parë që një ekip futbolli të luajë kundër të burgosurve (siç ndodhi jo më larg se një muaj më parë me Flamurtarin), por që të luhet kundër miseve, kjo nuk ishte dëgjuar. Por vend për çudira nuk ka më, pasi pikërisht dje është u zhvillua një miqësore e rrallë. Tomori mati “forcat” me bukuroshe nga 35 vende të botës, të cilat kanë zbritur dje në qytetin e Beratit për spektaklin “Miss Rainboë of the World”.

miset

Pjesë e programit që miset kishin për të martë në qytetin e 1001 dritareve ishte edhe një lojë në stadiumin “Tomori”, e cila nisi në orën 18:30. Një lojë, në të cilën fituese dolën pikërisht vajzat dhe me rezultat tenistik 6-1 madje. Megjithatë, vlen të theksohet se lojtarët e drejtuar nga Gersi Arbri nuk u angazhuan maksimalisht, por vetëm sa lëviznin në fushë për t’iu bërë qejfin miseve.

miset1

Ditën e sotme klubi beratas, ka publikuar një video, ku të gjitha miset së bashku bërtasin në korr “Para Tomori”. Videoja është rregjistruar në ambientet e stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"