VIDEO/ “Paqe” në Kamzë, Apolonia merr 1 pikë shprese ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 14:53

VIDEO/ “Paqe” në Kamzë, Apolonia merr 1 pikë shprese ndaj Kastriotit

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kastriotit dhe Apolonisë e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat ky që i shkon për shtat fierakëve, të cilët në pjesën e dytë iu afruan edhe golit të avantazhit me anë të Krasniqit, por tentativa e tij u ndal në shtyllën e djathtë pingule.

kastrioti apolonia

Për sa i përket ndeshjes, krutanët ishin më kërkues, duke e dominuar lojën, por munguan golat në portën e fierakëve. Me barazimin e sotëm, Kastrioti u ngjit në kuotën e  25 pikëve, duke u konsoliduar në vendin e 7-të, ndërkohë Aponia shkon në kuotën e 14 pikëve, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Kastrioti-Apolonia

FT| KASTRIOTI-APOLONIA 0-0

SHTYLLA E JETON KRASNIQIT: 

KASTRIOTI: Hidi, Deliaj, Shkalla, Çela, Prodani, Nuriu, Mehmeti, Moraesh, Bardhi, Rezi, Devid De Silva. Trajner: Ramazan Ndreu.

APOLONIA: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Haxhiu, Smaçi, Jeboah, Mehmeti, Mihana, Krasniqi, Gjata. Trajner: Fabricio Kamarata.

Formacionet zyrtare

FORMACIONET ZYRTARE: 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"