VIDEO/ Nusja hedh buqetën, i ftuari në dasmë e shkelmon me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 12:35

VIDEO/ Nusja hedh buqetën, i ftuari në dasmë e shkelmon me roveshatë

Herdhja e buqetës me lule është kthyer në një moment tradicional në dama, me nusen e cila kalon kështu “stafetën” te mikeshat që janë ende beqare. Por në një dasmë në Itali, ka ndodhur e papritura.

roveshate

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet nusja e cila bëhet gati dhe pastaj fluturon buqetën para mikeshave të saj, në mënyrë që ta mbërthejë njëra, sipas traditës.

Por në atë moment, para tyre shfaqet një i ftuar në dasmë i cili bën lëvizjen e papritur, duke e shkelmuar me roveshatë, mes çudisë së vajzave por edhe të qeshurave të të pranishmëve për gjestin e veçantë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"