VIDEO/ Nuk ka fitues në “Bernabue”, Real Madridi dhe Sociedadi i japin “asist”… Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 23:08

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Bernabue”, Real Madridi dhe Sociedadi i japin “asist”… Barcelonës

Është mbyllur me rrjeta të paprekura, dueli i mbrëmjes mes Real Madridit dhe Real Sociedadit, i vlefshëm për javën e 19-të të La Ligës. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat Barcelonës, që falë triumfit ndaj Gironës mbrëmjen e djeshme, e sheh veten me një diferencë +5 pikë nga skuadra e Ançelotit.

Reali

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur rrugën e rrjetës, kampionët në fuqi të La Ligës, nuk arritën të zhbllokonin sfidën, teksa regjistruan 7 gjuajtje në kuadrat, kundrejt 3 të Sociedadit.

Ky ishte barazimi i 3-të në 18 javë për Realin e Madridit, që në duelin e radhës do të prese Valencian. Ndërkohë në krahun tjetër Sosiedad numëron 39 pikë në 19 ndeshje, në duelin e radhës bardheblutë do të presin Vajadolidin.

la liga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"