VIDEO/ “Nuk duhet të diskutojmë mbijetesën”, mbrojtësi i Skënderbeut: Laçi nuk na frikëson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 14:17

VIDEO/ “Nuk duhet të diskutojmë mbijetesën”, mbrojtësi i Skënderbeut: Laçi nuk na frikëson

Skënderbeu do të luajë sfidën e parë të këtij viti në kampionat kundër Laçit. Në prag të kësaj sfide Leard Sadriu. Mbrojtësi thotë se ekipi nuk duhet të ketë frikë pavarësisht mungesave.

sadriu

Jeni personalisht i  gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit?

“Po besoj që jemi të gatshëm si unë dhe ekipi. Kemi punuar intensivisht këto ditët e fundit në stërvitje dhe besoj që jemi të gatshëm maksimalisht.”

Mungesat në ekip

“Nuk mund të themi se ka shumë mungesa, por janë dy lojtarë kyç të fomacionit. Besoj se ata që do të luajnë kanë për të bërë një punë mjaft të mirë.”

Penalizim që nuk keni bërë merkato?

“Kanë pasur disa ardhje. Jemi ekip mjaft i mirë dhe kemi një vit e ca që jemi bashkë. Besoj se atë punë e di trajneri më mirë.”

Pikët

“Na duhet pikët. Duke parë ecurinë e Laçit që fiton prej 5 ndeshjesh, por kjo nuk na frikëson. Përkundrazi na motivon që të jemi më të fokusuar dhe të marrim maksimumin prej kësaj ndeshjeje.”

Ku e shikoni Skënderbeun?

“Nuk duhet ta diskutojmë mbijetesën, pasi e kemi treguar këtë pjesë të parë të sezonit që kemi bërë një ndeshje të mirë. Diferenca mes 5 ekipeve të fundit është shumë e vogël dhe më një fitore arrijmë shkëputjen. Shpresojmë që këto ndeshjet e para t’i largohemi zonës së ftohtë.”

Po kërkoheni në merkato

“Jam në dijeni, por jam nën kontratë me klubin e Shkëndijës. Deri në fund të verës jam në huazim tek Skënderbeu. Ka pasur disa biseda me ekipe të tjera, por e kam vendosur që të jem dhe 6 maj këtu.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"