VIDEO/ Një “toke” dhe përqafime me radhë me tifozët, shihni Silvinjon e papërmbajtshëm pas kualifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 22:39

VIDEO/ Një “toke” dhe përqafime me radhë me tifozët, shihni Silvinjon e papërmbajtshëm pas kualifikimit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë arkitekti i një rrugëtimi të suksesshëm drejt EURO 2024. Që në ditën e parë t punës ai ka bërë të qartë se duhej entuziazëm dhe këtë e ka shfaqur vazhdimisht vetë i pari.

MixCollage-17-Nov-2023-10-38-PM-8238

Ndaj pas kualifikimit të sotëm në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm. Jo vetëm me futbollistë dhe pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozët.

Ata që kanë qenë të pranishëm në tribunat e stadiumit në Kishinau, kanë parë se si në fund tekniku shkoi dhe u bëri “toke” me radhë shumë tifozëve, duke mos kursyer selfie me ta apo edhe përqafime mjaft të ngrohta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"