VIDEO/ Një sulmues nga Xhamajka për Shkëndijën, klubi kuqezi prezanton goditjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 14:28

VIDEO/ Një sulmues nga Xhamajka për Shkëndijën, klubi kuqezi prezanton goditjen e radhës

Shkëndija ka prezantuar sulmuesin e ri nga Xhamajka. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Ronaldo Uebster.

B7BC5998-3A52-467D-9691-81F86B24DCAB-816x459

Ai vjen si lojtar i huazuar nga Bregallnica për 6 muaj me detyrim blerje në verën e këtij viti kur pritet të firmos kontratë 3 vjeçare. Uebster ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 18 në kampionat gjatë 6 muajve të fundit.

“Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori. Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë“, deklaroi Uebster pas prezantimit me fanellën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"