VIDEO/ Një autogol në minutën e 90 shpëton Kukësin nga disfata, ndan pikët me Kastriotin në Kamëz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2022 | 23:23

VIDEO/ Një autogol në minutën e 90 shpëton Kukësin nga disfata, ndan pikët me Kastriotin në Kamëz

Kastrioti dhe Kukësi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në duelin e luajtur në Kamëz. Një sfidë e luftuar mes dy ekipeve të cilat për momentin po mendojnë më shumë si të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

bandicam 2022-11-13 13-01-07-242

Krutanët kanë kaluar të parët në avantazh me Selmanin dhe dukej sikur do të arrinin të mbanin këtë epërsi deri në fund për tre pikë të arta. Por një autogol në momentet e fundit të duelit, ka kthyer disi buzëqeshjen te verilindorët të cilët kishin shpërdoruar disa mundësi të mira shënimi në këtë duel.

Kështu, skuadra e Dobit i dha fund serisë me tre humbje radhazi për ekipin e tij, duke i dhënë pak frymëmarrje para pauzës së kampionatit.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-1
47′ S. Selmani / 90′ (ag) Stojanoviç

KOMENTI LIVE:

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1

90’+5’ Zogaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

90’+4’ Rivënie anësore e gjatë e krutanëve, topi shkon drejt Brozit i cili mbërthen sferën.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ GOOOL KUKËSI! Vjen barazimi i verilindorëve me Stojanoviç i cili çon topin në rrjetën e portës së tij pas një goditje nga këndi.

87’ Goditje nga këndi për Kukësin, topi harkohet në zonë por askush nuk e devijon drejt portës së Salit.

83’ Zëvendësime te te dy skuadrat me S. Selmanin i cili i lë vendin Morbek te krutanët. Sh. Taipi dhe Bytyçi i lënë vendin në fushë Zivkoviç dhe Giasi te ekipi kuksian.

77’ Ndeshja ndërpritet disa herë për shkak të faulleve të shumtë, duke bërë që të mungojnë rastet

70’ Gabriel Barbosa i lë vendin në fushë Dacit në minutat e mbetura të sfidës. Më pas edhe Basha i lë vendin Hasajt.

65’ Gj. Taipi driblon në zonë dhe rrëzohet, Cjapi vazhdon lojën duke mos e cilësuar si një kontakt për t’u ndëshkuar.

58’ Pas një goditje nga këndi, Gabriel Barbosa me kokë ai del të gjuajë drejt portës, por sfera devijohet përsëri mbi traversë nga Sali.

53’ Verilindorët kërkojnë penallti për një prekje topi me dorë në zonë, por Cjapi bën shenjë që loja të vazhdojë.

52’ Karakaçi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli pranë zonës krutane dhe protestave ndaj gjyqtarit Cjapi.

47’ GOOOL KASTRIOTI! Vjen goli i avantazhit i vendasve më anë të Selmanit i cili me kokë mposht portierin Brozi.

46’ Nis pjesa e dytë mes dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0.

45’ Pas një harkimi në zonë nga e majta, Gj. Taipi gjuan në shtyllën e dytë me një “gërshërë” por gjen përgjigjen e Salit.

39’ Përsëritet skena e pak minutave më parë me harkimin nga e djathta që mbërrin te Gabriel Barbosa, por këtë herë gjuajtja e tij drejt katërkëndorit devijohet mbi traversë nga Sali.

38’ Mundësi e mirë për të shënuar nga krutanët, kur pas një rivënie anësore, Selmani ul topin për Grecën, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë drejt katërkëndorit edhe pse pak hapa larg portës.

36’ Harkim nga e djathta për Gabriel Barbosa i cili devijon me kokë, por jo siç duhet dhe sfera nuk i afrohet katërkëndorit, duke përfunduar jashtë.

34’ S. Selmani është futbollisti i parë që ndëshkohet me të verdhë në radhët e krutanëve për një faull në sulm.

30’ Barbosa merr topin në kufijtë e zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, Sali devijon mbi traversë duke shpëtuar portën.

23’ Gjuajtje e fortë e Ndrecës nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë duke kaluar rrezikshëm pranë katërkëndorit të Salit.

21’ Krutanët kërkojnë karton për një faull ndaj Hasanit, gjyqtari Cjapi bën shenjë që loja të vazhdojë e vetëm pas pak çastesh ndëshkon mesfushorin e verilindorëve.

19’ Kastrioti mundohet të thumbojë me një goditje dënimi të harkuar nga e majta me Karakaçin, mbrojtja largon sferën.

12’ Goditje nga këndi e rrezikshme e Kukësit, Sali del dhe grushton sferën duke larguar rrezikun.

9’ Vazhdon epërsia e Kukësit në kontrollin e topit, teksa krutanët duken të përqendruar vetëm për të kundërsulmuar në këto minuta.

4’ Kukësi shfaqet më ngulmues në minuta e parë me harkime në zonë radhazi që kanë si synim të gjejnë Gabriel Barbosa.

1’ Nis dueli në stadiumin e Kamzës.

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali, A. Selmani, Karakaçi, Greca, Onanuga, Hasani, S. Selmani, Kodra, Prenkoçeviç, Stojanoviç, Zogaj.

Trajner: Emiljano Çela

KUKËSI – Brozi, Bytyçi, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Abdou, Gj. Taipi, Ndreca, Sh. Taipi, Basha, Barbosa.

Trajner: Enkelied Dobi

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)

Asistent i dytë – Marjus Qose (Lushnje)

Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)

VAR – Klodjan Prenga (Laç)

AVAR – Rejdi Avdo (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"