VIDEO/ Momenti emocionues, mesfushori i Lacios i dedikoi golin Strakoshës: E njoh prej 10 vitesh! Jemi rritur së bashku, është njeri i jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 20:15

VIDEO/ Momenti emocionues, mesfushori i Lacios i dedikoi golin Strakoshës: E njoh prej 10 vitesh! Jemi rritur së bashku, është njeri i jashtëzakonshëm

Ndonëse ndeshja nuk përfundoi me një rezultat të bukur, teksa Lacio barazoi 2-2 në shtëpi me Kaljarin, për Tomas Strakoshën dueli i djeshëm do të mbetet përjetë në kujtesën e tij. Përpara ndeshjes, ultrasit e kryeqytetasve kishin shpalosur një banderolë gjigante, duke treguar gjithë mbështetjen e tyre për portierin e Kombëtares shqiptare, pavarësisht gabimit që dënoi Lacion me humbje në Ligën e Europës kundër Gallatasarajit.

strakosha

“Mos u demoralizo për ata, por shih dhe bëj pritje. Jepi Strakosha”. Dhe pa dyshim që kaq mjaftoi që 26-vjeçari të përlotej në pankinë, duke përshëndetur dhe falënderuar tifozët e tij për këtë surprizë. Por asgjë nuk mbaroi këtu, sepse në minutën e 83-të vjen edhe surpriza e dytë:


Kataldi sapo kishte zbritur në fushën e lojës dhe menjëherë gjen golin e barazimit për Lacion. Ky gol, i cili shmangu humbjen, iu dedikua sërish Strakohës, me Kataldin që shkoi dhe përqafoi shokun e tij te stoli.

gettyimages-1235367250-1024x1024

“Më erdhi ta bëja këtë gjest, sepse e njoh Strakoshën prej 10 vitesh, që nga Primavera. Jemi rritur së bashku që tek ekipet e moshave dhe tani jemi në ekipin e parë. Çdokush do ta kishte bërë. Strakosha e meriton që të jetë në qendër të vëmendjes. Është njeri i jashtëzakonshëm dhe profesionist”, tha Kataldi, pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"