VIDEO/ Momente paniku! Shezni shfaq probleme me zemrën dhe del në lot nga fusha, zbulohet gjendja aktuale e polakut
Momente paniku u regjistruan në minutën e 41-të, në duelin mes Juventusit dhe Sportingut të Lisbonës që përfundoi me rezultatin 1-0. Portieri polak i bardhezinjve, Shezni, vendosi dorën në kraharor, duke ndjerë shqetësime në zemër, teksa u zëvendësua menjëherë nga trajneri Alegri.
Portieri polak doli me lotë nga fusha, i trembur nga ajo që ndodhi, ndërkohë pas ndeshjes, mediat italiane kanë bërë me dije, se për fat të mirë, situate nuk paraqitet alarmante.
Gardiani i Juventusit është mirë dhe i qetë. Ai iu nënshtrua një elektrokardiograme në infermierinë e “Allianz Stadium”, e cila nuk gjeti asnjë problem. Nesër do të kryhen kontrolle të mëtejshme për sigurinë e polakut.
Forza Szczęsny! 💪🤍pic.twitter.com/iwFqJ0Vdnc
— Max Statman (@emaxstatman) April 13, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"