VIDEO/ Moment epik, ylli i basketbollit arrestohet gabimisht: Ishin rreth 30 policë, dukesha si kriminel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 22:20

VIDEO/ Moment epik, ylli i basketbollit arrestohet gabimisht: Ishin rreth 30 policë, dukesha si kriminel

Denis Shroder, njëri nga lojtarët më të mirë të Los Axhelos Lejkërs dhe më jetik në pozicionin e tij, përjetoi një situatë të komplikuar, teksa përfundoi duke u ndalur nga policia në qytetin kalifornian.

schorder-1-780x439

Gjermani u ndalua në Hollywood për një arsye të çuditshme në rastin e një personazhi të tillë publik. Policia ngatërroi ose nuk e identifikoi saktë targën dhe e akuzoi Shroderin si makinë të vjedhur ose me targë të ndryshuar.

Ky ishte vetëm një gabim, sepse basketbollisti i njohur gjerman kishte gjithçka në rregull. Ai po udhëtonte me një shok dhe tregoi se teksa po ngisnin makinën nuk e kishin kuptuar që policia po i ndiqte.

“Ishin rreth 30 policë, ata mbanin armë… Dukesha si një kriminel”, ka thënë Shroder, i cili duhej të mbahej për pak më shumë se gjysmë ore në një pikë karburanti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"