VIDEO/ Mjafton goli i Kardozos, Partizani fluturon në vendin e tretë dhe zhyt Kamzën në zonën e ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 15:53

VIDEO/ Mjafton goli i Kardozos, Partizani fluturon në vendin e tretë dhe zhyt Kamzën në zonën e ftohtë

Partizani ka mposhtur Kamzën me rezultatin 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Goli i braziliani Kardozo, i cili u hodh nga stoli, i dhuroi fitoren të kuqve, të cilët u ngjitën në vendin e tretë.

 

23

 

Partizani ishte më konkret në këtë sfidë teksa goditi traversën në pjesën e parë me Gojkoviç dhe iu afrua ndjeshëm golit më Abdurahimin dhe Trashin. Ndërkohë edhe vendasit nga Kamza kishin shanset e tyre, por nuk arritën t’i shfrytëzonin. Me triumfin e sotëm, Partizani u ngjit në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Kamza është future në zonën e ftohtë dhe do luftojë për mbijetesë.Partizani-Kamza

 

Traversa

KAMZA-PARTIZANI 0-0

Kardozo 76′ 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Kamza kërkon të gjejë golin e barazimit me Plakun, por sulmuesi nuk ka arritur të zotërojë topin e pasuar nga Ymeri.

82′ Çani provon me një gjuajtje drejt portët, topi përfundon në duart e portierit.

76′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0. Ka qenë sulmuesi Lukas Kardozo, i cili pas një shpërthimi nga e majta ka gjuajtur, duke përshëndetur portën e Abdylit. 

75′ Zëvendësim te Kamza, largohet Rezi në fushë Ymeri.

74′ Zëvendësim te Partizani, largohet Asani, në vend të tij Çani.

69′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kotoblelli, vendin e tij e zë Lukas Kardozo.

69′ Zëvendësim te Kamza, largohet nga loja Malaj, vendin e tij e zë Imeri.

68′ Pranë golit skuadra e Kamzës. Pas krosimit të Fukuit, Fili i shpëton mbrojtjes së Partizanit, dhe gjuan, por jashtë kuadratit.

56′ Nuk është dita e Partizanit. Një tjetër rast i pastër shënimi, Adurahimi lëshon një predhë nga jashtë zone, topi është ndalur në mënyrë mjeshtërore nga portieri i Kamzës.

52′ Përsëri Partizani në sulm, me anë të Bathës, por gjuajtja e Malës është ndalur nga portieri Abdyli.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Kamza-Partizani 0-0. 

45′ Çfarë rasti për Partizanin. Mundësia e tretë e mirë për të gjetur golin e avantazhit. Mesfushori Lorenc Trashi, arrin të avancojë mjaft mirë në hyrje të zonës ka goditur por jashtë kuadratit.

43′ Fili provon me një gjuatje të rrezikshme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

33′ Batha provon me një gjuatje drejt e në portë, topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Minuta mjaft të mira për Partizanin. Sulmuesi Abdurahimi pasi është futur bukur në zonë ka gjuajtur, por topi është devijuar në goditje nga këndi. Shpëton për mrekulli Kamza.

24′ Pa fat Partizani në këto minuta. Gjuatja e mbrojtës Gojkoviç nga brenda zonë shtë ndalur nga traversa.

10′ Zëndësim i detyruar për Partizanin, largohet nga fusha e lojës, Bardhi i dëmtuar, vendin e tij e zë Abdurahimi.

6′ Kamza provon të rrezikojë me anë të Raçiç, por rreziku është evituar nga mbrojtësit e Partizanit.

1′ Ka startuar takimi, Kamza luan topin e parë nga qendra.

Kamza: Avdyli, Fukui, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Rezi, Arrabal, Malaj, Fili, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha, Mala, Asani, Bardhi, Trashi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Ridiger Cokaj, Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"