Video / Migjen Basha përfundon mes tifozëve në plazhin e Barit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 21:07

Video / Migjen Basha përfundon mes tifozëve në plazhin e Barit

Migjen Basha është përfshirë në mënyrë aktive në fushatën e abonimeve të skuadrës së Barit për sezonin e ri në Serinë B. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare u ka bërë një surprizë mjaft të veçantë tifozëve të skuadrës gjatë ditës së sotme, kur bashkë me dy shokë të skuadrës është shfaqur në një nga zonat më të populluar të qytetit në këtë periudhë të vitit.

migjen basha

Basha, Iokolano dhe Buselato kanë dalë sot në plazhin publik Bari-Santo Spirito, për të firmosur autografe dhe për të bërë foto me shumë tifozë të cilët gjendeshin pranë bregdetit dhe janë çuditur kur kanë parë mes çadrave edhe idhujt e tyre.

Për rreth një orë, lojtarët kanë shkëmbyer edhe biseda të shkurtra për të ardhmen e skuadrës, në këtë iniciativë shumë të veçantë të Barit i cili nën drejtimin e Fabio Grosos synon të kthehet në Serinë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"