VIDEO/ Mesi mposht Çelsin i vetëm, Barcelona shumë e fortë për londinezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 23:06

VIDEO/ Mesi mposht Çelsin i vetëm, Barcelona shumë e fortë për londinezët

Barcelona mundi pastër me rezultatin 3-0, ekipin e Çelsit, në sfidën e kthimit në Kamp Nou. Ekipi i Valverdes pati barazuar 1-1 në Angli, dhe e kërkoi që në fillim fitoren.

mesiiii

Dhe, rezultatin e zhbllokoi pikërisht Mesi që në minutën e 2-të. Më pas, edhe në minutën e 20-të, ishte Dembele, që pas një pasimi nga Mesi, shënoi edhe të dytin për katalanist. Për të futur në kasafortë kualifikimin, mendoi sërish Mesi, që në minutën 63-të shënoi të dytin personal, dhe të tretin për Barcelonën.

mesii

Kështu, aventura e Kontes me Çelsin në Champions League përfundon këtu, dhe tashmë është Barcelona që kalon në çerekfinale.

mesi dembele

 

LIVE | Barcelona-Çelsi 3-0

Gol: Mesi 2′, 63′, Dembele 20′

Mesi 63′

Dembele 20′

Mesi 2′

 

FORMACIONET

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"