VIDEO/ Mesfushori shqiptar në super formë, sërish protagonist në kampionatin rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 10:54

VIDEO/ Mesfushori shqiptar në super formë, sërish protagonist në kampionatin rumun

Mesfushori Enrike Papa vazhdon të shkëlqejë në kampionatin Rumun me fanellën e Botosanit. 25-vjeçari nga Kuçova ka qenë protagonist në sfidën e djeshme ndaj Hermanstadt. Në minutën e 61-t shqiptari fiton një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Rodriguez.

Papa Botosani

Sfida u mbyll në barazim 1-1, teksa vendasit shënuan në minutën e 77-të. Një rezultat pozitiv për Botosanin e Papës që është duke luftuar për mbijetesë, teksa në 12 takime ka siguruar 16 pikë.

bandicam 2018-11-13 10-45-56-663

Mesfushori shqiptar duke se po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra Rumune, ku përveç golit të shënuar, kontribuon herë pas here me asist dhe paraqitjet dinjitoze, duke u shndërruar në një protagonist absolut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"