VIDEO/ Mesfushori i Shpresave gjen sërish rrugën e rrjetës, Karrica vazhdon të shkëlqejë në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2022 | 19:18

VIDEO/ Mesfushori i Shpresave gjen sërish rrugën e rrjetës, Karrica vazhdon të shkëlqejë në Kroaci

Bernard Karrica ka arritur të gjej rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Dragovoljaç në Ligën Kroate, ndeshjen e sotme kundër Sibenik, ekip ku aktivizohet lojtari tjetër i Kombëtares, Eros Grezda.

bandicam 2022-04-22 19-02-57-533

Mesfushori i Kombëtares Shpresa realizoi pas një asistimi të bukur të Bristiç, i cili i shërbeu një top të shtrirë në zonë, të cilin Karrica arriti ta dërgoj në rrjetë me anë të një goditje me të djathtën në cepin e portës, e cila ishte e pamundur të arrihej nga portieri.

Ky është goli i tretë në kampionat për 21-vjeçarin, i cili ka arritur po të njëjtin numër dhe në asistime në këtë sezon të Ligës Kroate.

Karrica shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 43-të, me ndeshjen mes Dragovoljaç dhe Sibenik që përfundoi me shifrat 3-1, në favor të skuadrës vendase.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"