VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares shlyen gabimin e javës së kaluar, gjen golin e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 15:28

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares shlyen gabimin e javës së kaluar, gjen golin e parë të kampionatit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muçolli, ka gjetur sot golin e parë të sezonit në kampionatin suedez, ku vesh fanellën e Goteborgut. Futbollisti kuqezi., ka shlyer kështu disi gabimin e një jave më parë në kampionat.

asdsadsdadsaadsdasadsads

Ai kishte shpërdoruar një penallti në humbjen e javës së kaluar, duke u kritikuar pavarësisht se kishte bërë një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e tij. Sot, ai bëri gjithçka mirë në fillimin e pjesës së dytë, kur shfrytëzoi gabimin e portierit të Kalmar për të çuar sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin 1-0 ekipit në transfertë.

Një gol që e festoi me një përkulje para tifozëve të tij, për të cilët ai është kthyer shumë shpejt në një prej idhujve të ekipit aktual.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"