VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares i pafat, humbet penallti në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 17:09

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares i pafat, humbet penallti në Bundesligë

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares, ishte i pafat në fillimin e ndeshjes që skuadra e tij,  Paderborni është duke luajtur ndaj Augsburgut, e vlefshme për kampionat.

Klaus Gjasula

Gjasula ka qenë i pafat kur në minutën e shtatë të sfidës, ka humbur penallti. Edhe pse mesfushori ka tentuar të godasë topin në cep të portës, portieri kundërshtar e ka kuptuar krahun dhe ka arritur ta presë.

Kjo penallti i ka kushtuar Paderbornit, pasi në minutën e 41-të, pa veten në disavantazh, kur Augsburgu gjeti rrugën e rrjetës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"