VIDEO/ Me maska në fushë, Granada stërvitet në “Niko Dovana” para duelit historik ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 19:09

VIDEO/ Me maska në fushë, Granada stërvitet në “Niko Dovana” para duelit historik ndaj Teutës

Klubi spanjoll i Granadës, zbriti ditën e sotme, në tapet e “Niko Dovanës” ku kreu stërvitjen e zakonshme, një ditë para sfidës historike ndaj durrsakëve të Edi Martinit. Spanjollët do të bëjnë ditën e nesërme debutimin në arenën europiane, pasi kurrë më parë nuk kanë marrë pjesë qoftë në Champions apo dhe në Europa Ligë.

Granada

Klubi publikoi në faqen zyrtare, një video nga seanca stërvitore e zhvilluar në Durrës, ku vlen të theksohet fakti se pjesëtarët e stafit drejtues, që po asistonin në përgatitjen e stërvitjes, mbanin vënë maskat.  Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"