VIDEO/ Mbushi 35 vjeç, Teuta surprizon maqedonasin para ndeshjes me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 14:21

VIDEO/ Mbushi 35 vjeç, Teuta surprizon maqedonasin para ndeshjes me Vllazninë

Teuta do të luajë ditën e sotme me Vllaznisë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.pjimage

Një ditë shumë e veçantë ka qenë ditën e sotme për mesfushorin e durrsakëve, Bllagoja Todorovski.

Ky i fundit kishte ditëlindjen sot dhe mbushi 35 vjeç, teksa nuk kanë munguar as surprizat nga skuadra e tij. Pak para nisjes për në Shkodër, gjatë kohës kur të gjithë ishin mbledhur për të ngrënë, e gjithë skuadra ka nisur të këndojë për Todorovskin, teksa i kanë çuar edhe një tortë.

Atmosfera para ndeshjes me Vllazninë duket shumë e mirë në kampin durrsak, teksa shpresohet në një rezultat pozitiv ditën e sotme.

ZAMIR QYPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"