VIDEO/ Mbrojtja e Çelsit komplet katastrofë, skuadra pëson gol qesharak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 17:53

VIDEO/ Mbrojtja e Çelsit komplet katastrofë, skuadra pëson gol qesharak

Trajneri i Çelsit Frenk Lampard e kupton se ky sezon do të jetë i vështirë për skudrën e tij. Edhe pse “Blutë” po fitojnë ndaj Sauthemptonit, mbrojtja dhe portieri Kepa nuk ditën të shmangin golin e dytë të rivalëve. Pas një kthimit të gabuar të topit nga njëri prej mbrojtësve të Çelsit, gardiani spanjoll lë portën.
sauthemptoni

Aksioni vazhdoi gjatë dhe mbrojtja londineze pati kohë të neutralizonte golin e dytë të kundërshtarëve, por për habinë e të gjithëve treguan mungesë përqëndrimi dhe vendosmërie duke u ndëshkuar në mënyrë katastrofale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"