VIDEO/ Mbrëmje speciale për Asllanin, mesfushori i Kombëtares fiton trofeun e parë me… Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 22:14

VIDEO/ Mbrëmje speciale për Asllanin, mesfushori i Kombëtares fiton trofeun e parë me… Interin

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, do ta mbajë mend gjatë 18 janarin e vitit 2023, teksa fitoi mbrëmjen e sotme, trofeun e parë me fanellën e Interit.

ASLLANI

Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 84-t në triumfin 0-3 ndaj Milanit, në duelin e luajtur në Arabinë Saudite. Për aq minuta sa qëndroi në fushë, Asllani zhvilloi një performancë dinjitoze.  Gjasat janë të mëdha, që karriera e talentit shqiptar, të shoqërohet me trofe të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"