VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, mund Aston Vilën dhe korr suksesin e 6-të rradhazi në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 21:00

VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, mund Aston Vilën dhe korr suksesin e 6-të rradhazi në kampionat

Mançester Siti nuk di të ndalet. “The Citizens” korrin suksesin e 6-të rradhazi në Premier Ligë dhe të 9-ën në të gjitha kompeticionet.

mancester siti

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mundi Aston Vilën në “Etihad Stadium”, me rezultatin 2-0 me anë të golit të Bernardo Silvas në minutën e 79′ dhe me Ilkaj Gyndogan në minutën e 90′ me penallti.

Skuadra nga Mançesteri renditet e para me pikë të barabarta me Leisterin por “qytetarët” kanë për të zhvilluar edhe një ndeshje më shumë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"