VIDEO/ Majorka kualifikohet në gjysmëfinale me Muriqin në fushë, Girona mposhtet pas 17 ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 22:00

VIDEO/ Majorka kualifikohet në gjysmëfinale me Muriqin në fushë, Girona mposhtet pas 17 ndeshjesh

Majorka e Vedat Muriqit, triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin  3-2 kundër Gironës, duke i shkaktuar humbjen pas 17 ndeshjesh skuadrës që kryeson kampionatin spanjoll. 

Muriqi

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë perfekte, teksa arritën të siguronin kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.  

Majorka realizoi tre gola në 45 minutat e para. Serinë e golave e hapi Larin, më pas Prats rrëmbeu skenën me dopietë. 31-vjeçari shënoi një eurogol në minutën e 28-të, teksa të dytin e realizoi me penallti në minutën e 35-të 

Girona nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 68’. Raillo u ndëshkua me të kuq te Majorka dhe arbitri akordoi penallti për skuadrën mike. Stuani nuk gaboi, por goli i dytë i Gironës erdhi shumë vonë. Savio shënoi në minutën e gjashtë shtesë, duke bërë që sfida të përfundonte me rezultatin 3-2. 

Vedat Muriqi u fut në fushë për Majorkën në minutën e 71’. Sulmuesi nga Prizreni po rifiton gradualisht formën e tij më të mirë, pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"