VIDEO/ Luajti 3 orë pas vdekjes së babait, futbollisti shpërthen në lot pas shënimit të golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 14:59

VIDEO/ Luajti 3 orë pas vdekjes së babait, futbollisti shpërthen në lot pas shënimit të golit

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kategorinë e dytë amerikane, teksa një futbollist ka shpërthyer në lot pas shënimit të një goli.maxresdefault

Darek Formella i cili aktivizohet me Sakramento Republik në kategorinë e dytë amerikane, ka hyrë në fushën e lojës me skuadrën e tij, vetëm 3 orë pasi kishte marrë vesh lajmin se babai i tij kishte ndërruar jetë.

Një ngjarje shumë e dhimbshme kjo për futbollistin, i cili gjithsesi nuk mungoi në ndeshjen që skuadra e tij luajti kundër Rio Grandes. Lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Formella nuk ia kishte treguar askujt, por e kishte mbajtur të fshehtë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ishte pikërisht lojtari në fjalë që shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në minutën e 81’, gol i cili bëri të mundur që skuadra e tij të marrë 3 pikët.

Menjëherë pas shënimit të golit lojtari ia dedikon babait të tij të ndjerë dhe, menjëherë pas kësaj shpërthen në lot. Për më shumë shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"