VIDEO/ Lejkërs humbet, Denver kalon krizën. Boston rimerr kreun në Lindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2023 | 11:47

VIDEO/ Lejkërs humbet, Denver kalon krizën. Boston rimerr kreun në Lindje

Kampionët në fuqi të NBA lanë pas përfundimisht minikrizën, teksa morën fitoren e dytë radhazi, e 16-ta sezonale, duke mundur 114-106 Chicago Bulls jashtë fushe. Jackson me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Denver, ndërkohë që 50 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes White-Vucevic.nuggets-770x415

Ndërsa Los Angeles Lakers, pasi fitoi edicionin e parë të Kupës në NBA, u mund 127-125 nga rivalët e Dallas. Doncic me 33 pikë e Hardaway me 32 fituan duelin me dyshen Davis-James, që realizuan 70 pikë së bashku.

Në sekondat e fundit humbet edhe Golden State, që u mund 119-116 nga Phoenix, ndeshje me rivalitet. Booker me 32 pikë ishte lider në fund për Suns, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Curryt për Warriors, që mbeten në vend të 11-të.

 

Ndërsa në Lindje fiton pa probleme Boston, që mposhti në fushën e tij Cleveland me rezultatin 120-113. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që fitorja e ngjit ekipin në krye të renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"