Sa dilema për Piolin, kundër Juves me shpikje. Ja formacioni i mundshëm i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 15:19

Sa dilema për Piolin, kundër Juves me shpikje. Ja formacioni i mundshëm i Milanit

Pas humbjes në derbi, vjen një tjetër ndeshje shumë e përzemërt për tifozët e Milanit, ajo kundër Juventusit.

mILANI FESTA

Përveç të dëmtuarve Kalulu dhe Kjaer, në fakt nuk do të ketë as të pezulluarit Kalabria, Hernandez dhe Tomori. Prandaj, zgjedhje thuajse të detyrueshme për Stefano Piolin në repartin e mbrojtjes: të vetmit qendërmbrojtës në dispozicion janë Gabia dhe Çau, ndërsa si mbrojtës të krahut duhet të jetë Musah në të djathtë dhe Florenci në të majtë.

Amerikani është përpara Terraçianos (nëse ky i fundit do të fitonte formacionin, atëherë do të vepronte majtas dhe Florenci do të kthehej djathtas). Në mesfushë, ka një balotazh mes Adlisë dhe Benaserit për t’u çiftuar me Reijndersin, ndërsa nuk duhet të ketë ndryshime në sulm, me “katërshen e zakonshme” Pulisiç, Loftus-Çik dhe Leao pas shpinës së Zhirusë, i cili nuk do të ketë si zëvendësues Joviçin që nuk është grumbulluar për shkak të një mbilodhjeje muskulore.

YFGH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"