VIDEO/ Lajm i rremë! Dikush nga tifozët gënjeu se rezultati në ndeshjen e Sitit shkoi 3-3, shikoni momentin epik në “Anfield”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 21:37

VIDEO/ Lajm i rremë! Dikush nga tifozët gënjeu se rezultati në ndeshjen e Sitit shkoi 3-3, shikoni momentin epik në “Anfield”

 Mançester Siti fitoi titullin e 8-të kampion në histori, teksa mposhti Aston Vilën me përmbysje dramatike 3-2.

qwefw2gg-1536x8641-1-852x460

Një ndeshje e çmendur u zhvillua sot në “Etihad Stadium”, aty ku skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e gjeti veten në disavantazh të dy golave, por ishte Gyndoan me dy gola dhe Rodri që përmbyllën gjithçka. Rezultati i ndeshjes Siti-Aston Vila mbajti në tension të madh edhe tifozët e Liverpulit, që ishin me sy e veshë nga ky duel.

Në një moment gjatë ndeshjes Liverpul-Uolves, disa tifozë disinformuan turmën e pranishme në “Anfield”, duke thënë se rezultati në “Etihad” ishte barazuar në 3-3 teksa kjo gjë bëri që të shpërthente festa në Liverpul, por vetëm pak sekonda më vonë, fansat e kuptuan se ishte vetëm një lajm i “rremë”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"