Video / Laçi godet në merkato, një bomber armen për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2017 | 16:15

Video / Laçi godet në merkato, një bomber armen për sulmin

Pas largimeve të shumta në merkato, drejtuesit e skuadrës së Laçit kanë nisur bisedimet intensive për të mbushur vendet e lëna bosh. Mësohet se ditët e fundit ata kanë nisur kontaktet me menaxherin e një sulmuesi armen, i cili ka qenë pjesë e skuadrës kampione në vendin e tij dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

mihran_manasyan

Mihran Manasyan, 28-vjeçari që të katër sezonet e fundit ka luajtur për ekipin Alashkert në vendin e tij, mund të konsiderohet një bomber i vërtetë për shkak të statistikave. Ai ka shënuar jo pak, por 14 gola në sezonin e shkuar, ndërsa është aktivizuar në 27 ndeshje. Ndërsa dy sezone më parë ka realizuar 16 gola.

mihran-manasyan1

Klubi kurbinas po përpiqet që të bindë menaxherin e tij për ta sjellë në Superiore, duke qenë se për të marrë shërbimet e tij janë në garë edhe katër klube të tjerë. Te Laçi janë optimistë se futbollisti do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, do të mbetet për t’u parë nëse tratativat do të mbyllen me sukses.

_84015873_manasyan

Ndërkohë që drejtuesit e klubit janë duke menduar edhe për emra të tjera që mund të jenë pjesë e ekipit, për të plotësuar vendet e lëna bosh nga largimet, që nuk ishin të pakta. Sezonin e ardhshëm, Laçi do të ketë objektiv që të jetë në vendet e sipërme të renditjes, por për të arritur këtë duhet që të zhvillohet merkato cilësore dhe klubi është duke punuar për ta arritur këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"