VIDEO/ La fushën e lojës i dëmtuar, shikoni momentin kur stadiumi duartroket Armando Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 22:38

VIDEO/ La fushën e lojës i dëmtuar, shikoni momentin kur stadiumi duartroket Armando Brojën

Ylli shqiptar Armando Broja, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 19-të, në duelin ndaj Fulhem, të vlefshëm për javën e shtatë të Premier Ligës.

armandooooo

Sulmuesi arriti të realizonte golin e dytë për Çelsin e Poçetinos, teksa qëndroi në fushë 65 minuta, ndërkohë që i la vendin i dëmtuar, Stërling. Në momentin teksa Broja po dilte nga fusha i shoqëruar nga stafi mjekësor, ai u shoruar nga duartrokitjet e tifozëve.

Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas plot 1 viti, teksa të gjithë shpresojnë që dëmtimi i tij të mos jetë serioz, pasi në të kundërt do të ishte një humbje e madhe për Kombëtaren dhe Çelsin.  

MOMENTI KUR BROJA DUARTROKITET NGA TIFOZËT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"