VIDEO/ Kur legjenda Gerd Myler i shënonte “poker” golash Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2021 | 14:48

VIDEO/ Kur legjenda Gerd Myler i shënonte “poker” golash Kombëtares shqiptare

Bota e futbollit humbi një tjetër legjendë ditën e sotme. Gerd Myler, një nga shënuesit më të mirë të historisë së futbollit u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Myler Shqiperia

Një fakt interesant që vlen të theksohet, për sa i përket karrierës së legjendës gjermane, është se pokerin e parë me “Pancerat” Myler e ka shënuar kundër Shqipërisë më 8 prill 1967 në ndeshjen e luajtuar në Dortmund që përfundoi me rezultatin 6-0.

Skeda-213x300

Një takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian që ndonëse përfaqësuesja e humbet thellë, është një sfidë që mbart vlera historiko-sportive, pasi ishte përballja e parë zyrtare mes këtyre dy kombëtareve, që u pasua më tej me disa përballje të tjera interesante.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"