VIDEO/ Kryevepra e Mesit nuk mjafton, Kolorado ndal Inter Majemin në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 10:51

VIDEO/ Kryevepra e Mesit nuk mjafton, Kolorado ndal Inter Majemin në fund

Lionel Mesi shënoi rikthimin e tij nga dëmtimi me një gol të bukur në barazimin 2-2 në MLS kundër Kolorado-s të shtunën. Pasi Rafael Navarro i kaloi në avantazh miqtë nga pika e penalltisë, Messi barazoi për vendasit me një goditje të mrekullueshme në fillimin e pjesës së dytë.

mesi

Pasi humbi gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet që kur shënoi një gol dhe dha një asist në 50 minuta në fitoren 3-1 të Champions-it të CONCACAF në raundin e 1/8-ave në shtëpi kundër Nashville, Mesi shënoi rikthimin e tij në fushë me gol. Duke marrë topin nga e majta pak jashtë zonës së rreptësisë, fituesi i Kupës së Botës 2022 finalizoi në mënyrë të shkëlqyer dhe çoi shifrat në 1-1.

Tri minuta pas golit të Mesit, skuadra e Tata Martinos kaloi në avantazh me Leonardo Afonso. Megjithatë, Kole Baset shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të për Koloradon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"