VIDEO/ Koret raciste të tifozëve të Vardarit, por shikoni çfarë bëjnë kur iu shkojnë shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 15:41

VIDEO/ Koret raciste të tifozëve të Vardarit, por shikoni çfarë bëjnë kur iu shkojnë shqiptarët

Tifogrupi “Komitët” e Vardarit ishin duke kënduar në rrugët e qytetit të Shkupit, kore raciste për shqiptarët, por kësaj here duket se kanë dalë huq, në momentin që disa djem shqiptarë iu afruan pranë tyre. Incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjorçe Petrov”.

shqiptaret

Një familje shqiptarë ishte mbledhur për një gëzim familjar, ku nuk mungonin edhe flamujt kuqezi. Në këto moment tifogrupi nisi koret “Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë”. Pranë tyre shkuan menjëherë disa djem shqiptarë me motora, për t’iu kërkuar llogari. Të frikësuar nga shqiptarët, tifozët e Vardarët u shpërndanë, duke mos ju ndjerë më zëri.Edhe pse më të shumtë në numër ata u zmbrapsën duke ulur kokën të frikësuar nga shqiptarët trima.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"