VIDEO/ Kompletohen grupet e Europianit! “Ruleta ruse” i buzëqesh Polonisë, Uellsi mbetet jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 23:40

VIDEO/ Kompletohen grupet e Europianit! “Ruleta ruse” i buzëqesh Polonisë, Uellsi mbetet jashtë

Polonia është kombëtarja e fundit që siguron biletën për në Europian, duke kompletuar kështu grupet, pas kualifikimit të Gjeorgjisë dhe Ukrainës mbrëmjen e sotme.  

GJoXB5VXsAAx71R

Fati ishte me polakët, që iu falën “ruletës ruse”, teksa koha e rregullt plus shtesat në duelin ndaj Uellsit u mbyllën me rrjetat të paprekura.  

Robert Levandovski & CO u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke i shënuar të 5-ta 11-metërshat, ndërkohë që për Uellsin, Xhejms gaboi penalltinë e pestë, duke lënë jashtë Europianit kombëtaren e tij.  

Vlen të theksohet fakti se Polonia, në eliminatoret e Europianit, ishte në grup me Shqipërinë dhe Çekinë, dy skuadrat e kualifikuara nga grupi. Në Europian, Polonia do të jetë në grup me Francën, Hollandën dhe Austrinë.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"