VIDEO/ Keidi Bare gati për Kombëtaren, mesfushori kuqezi bëhet protagonist në fitoren e Espanjolit në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 10:36

VIDEO/ Keidi Bare gati për Kombëtaren, mesfushori kuqezi bëhet protagonist në fitoren e Espanjolit në kampionat

Keidi Bare ishte një tjetër futbollist i Kombëtares që spikati këtë fundjavë në Europë, përpara grumbullimit me Shqipërinë.

bare asist

Mesfushori kuqezi u bë protagonist në fitoren e Espanjolit përballë Albasetes në transfertë.

Në minutën e 58’ Bare dha një top nga mesfusha për Hofre dhe ky i fundit arriti ta kontrollonte mjaft mirë, duke lëshuar një predhë nga jashtë zone dhe duke kaluar në avantazh Espanjolin.

Ky ishte dhe goli i vetëm i takimit, duke i dhënë tre pikët ekipit katalanas, duke u renditur në vendin e tretë me 7 pikë, në La Liga 2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"