Zyrtare/ Te Bylisi nuk presin ndeshjen e fundit, klubi largon tre futbollistët e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 18:45

Zyrtare/ Te Bylisi nuk presin ndeshjen e fundit, klubi largon tre futbollistët e parë

Bylisi u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe sot luan aktin e fundit të këtij sezoni në Elbasan, me vendësit që kanë qënë edhe rivalët e tyre kryesorë për Superioren, por edhe për titullin kampion. Te ballshiotët, në prag të ndeshjes me verdheblutë, klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me tre lojtarë që kanë qënë titullarë në pjesën më të madhe të sezonit.

apolonia bylis

Bëhet fjalë për portierin Bruno Puja që mbërriti në janar, mbrojtësin e qendrës Gëzim Krasniqi, i afruar në gushtin e kaluar në ekip, si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Xhonatan Lajthia që prej dy sezoneve ka qenë pjesë e mallakastriotëve. Ishte vetë klubi i Bylisit që ka konfirmuar largimet e lojtarëve ashtu sikurse pritet që në ditët në vijim të ketë edhe futbollistë të tjerë që do të largohen, të cilët duket se nuk janë pjesë e projektit Superiore që ka klubi i Bylisit.

Lajmin për largimin e këtyre futbollistëve e ka bërë zyrtare edhe vetë klubi përmes një njoftimi në “Facebook”:

“FK BYLIS bën me dije se ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarët: portierin Bruno Puja, mbrojtësin Gëzim Krasniqi, si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Xhonatan Lajthia.  Klubi ynë i falënderon për bashkëpunimin dhe iu uron suksese lojtarëve në vijimin e karrierës së tyre!”

Bylis

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"