“Në rast se nuk plotësojmë objektivin atëherë sezoni është i dështuar”, Fagu pas barazimit me Vllazninë: Ndeshjen e kishim përgatitur për ta fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 18:36

“Në rast se nuk plotësojmë objektivin atëherë sezoni është i dështuar”, Fagu pas barazimit me Vllazninë: Ndeshjen e kishim përgatitur për ta fituar

Tirana barazoi 0-0 kundër Vllaznisë në “Air Albania”, takim i vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore. Një barazim që nuk i vlen shumë bardhebluve, dhe tani duhet të fokusohen totalisht në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër kryesuesve të Egnatias për të shpëtuar sezonin. Pas përfundimit të takimit, trajneri i kryeqytetasve Erbim Fagu, ndjehet shumë i zhgënjyer që ekipi i tij nuk mundi ta fitoi sfidën:

bandicam 2024-05-08 18-21-58-612

 

“Në përgjithësi sot mund të them se zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të fortë. Bëmë disa gabime gjatë lojës, kishim disa mundësi të shënonim por nuk ishim të qartë në momentin e fundit. Ne do të luajmë deri në javën e fundit, për deri sa matematika na lejon, do bëjmë gjithçka për të arritur atë objektiv.

Në rast se nuk do arrijmë objektivin, atëherë do të jetë një sezon i dështuar. Siç dihet objektivi i Tiranës është gjithmonë për të fituar kampionatin dhe me këtë sistem të ri, sigurimi i “Final 4”. Do bëj maksimumin në javën e fundit për të fituar ndeshjen tonë, pastaj do shikojë edhe ndeshjet e tjera.

Vllaznia ishte agresive, gjë që ne na mungoi në pjesën e parë. E rregulluam pak pjesën e dytë por nuk arritëm dot të konkretizonim.

Ne ndeshjen e kishim përgatitur për ta fituar, por edhe duhet të ishim të kujdesshëm. Një humbje do na kishte nxjerrë jashtë loje komplet. Vetvetiu edhe lojtarët nuk ishin agresiv, sidomos kur humbnim topin ose kur Vllaznia sulmonte.

Peng? Mund të kem shumë, por ajo me Skënderbeun, që ishte me 10 veta mendoj që duhet ta kishim fituar”,- tha Fagu për “MCN”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"