Bashkia Librazhd hap “thesin”, 20 milionë lekë shpërblim për suksesin e Sopotit në fazën “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 17:40

Bashkia Librazhd hap “thesin”, 20 milionë lekë shpërblim për suksesin e Sopotit në fazën “play off”

Teksa kampionati i Kategorisë së Dytë ka përfunduar, sytë e ekipeve janë kthyer nga ndeshjet e “play off”-it. Sopoti prej vitesh synon të Parën, por për të pestin sezon radhazi ka dështuar.

sopoti valb

Ata do të provojnë shansin në këto ndeshje shtesë. Sfidën e parë, ata e luajnë në Lezhë ndaj Besëlidhjes. Për të motivuar në maksimum lojtarët dhe stafin, Bashkia Librazhd ka vendosur një shpërblim të konsiderueshme prej 20 milionë lekësh të vjetra.

Premio është vendosur për ekipin në rast kalimi të dy ndeshjeve të para të “play off”-it, teksa për sfidën e fundit që luhet me ekipin e parafundit në klasifikim nga Kategoria e Parë, bashkia ka menduar për një tjetër premio. Çdo gjë tashmë është në dorë të lojtarëve, nga të cilët kërkohet maksimumi për të bërë “surprizën”, që askush s’ka mundur të bëjë duke kaluar “play off”-in.

Ledion Qoshku- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"