KATEGORIA E PARË/ 18 gola në 5 takime, Besa dhe Lushnja e shohin veten në “Play-out”
Janë mbyllur 5 takimet e javës së fundit të sezonit të rregullt për sa i përket Kategorisë së Parë.
Pamë Kastriotin të fitonte në shtëpi kundër Korabit dhe gjithashtu Burrelin kundër Apolonisë së Fierit. Luzi bashkë me Vorën u ndalën në barazim.
Për sa i përket dy takimeve të tjera, fitoret nuk i mjaftuan Lushnjes dhe Besës për të shpëtuar nga zona “Play-out”, kjo për shkak edhe të fitores së Burrelit, duke u renditur respektivisht në vendin e dhjetë dhe të nëntë me nga 2 pikë më pak se ata.
REZULTATET
KASTRIOTI-KORABI 4-2
38′ Mehmetllari, 39′ Kuka, 80′ Pjetri, 82′ Kapllani / 6′ Tanushi, 32′ Kasalla
TOMORI-LUSHNJA 0-2
65′ Basha, 87′ Uillie
BESA-FLAMURTARI 1-0
54′ Balla
BURRELI-APOLONIA 2-1
62′, 74′ Ferruku / 90′ Maskuti
LUZI 2008-VORA 3-3
40′, 69′, 76′ Itodo / 50′ Xhabrahimi, 65′ Ntephe, 81′ Thana
NESËR
BYLIS-ELBASANI (Në “Elbasan Arena”) 17:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"