“Lojtarët nuk duan të sforcohen”, Tetova pas kurorëzimit të Egnatias në vendin e parë: Çdo kundërshtar në “Final Four” do jetë i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 18:33

“Lojtarët nuk duan të sforcohen”, Tetova pas kurorëzimit të Egnatias në vendin e parë: Çdo kundërshtar në “Final Four” do jetë i fortë

Edlir Tetova i është gëzuar suksesit 1-0 të skuadrës së tij ndaj Dinamos, që zyrtarizoi vendin e parë në renditjen e Superiores në fund të sezonit të rregullt. Trajneri i Egnatias ishte i lumtur që skuadra ia doli të reagonte përsëri dhe të mbronte rezultatin edhe kur mbeti në inferioritet numerik.

bandicam 2024-05-08 18-22-14-540

“Mendoj se ndeshja ishte me dy tablo. Të parën e kontrolluam shumë mirë në pjesën e parë. U munduam ta menaxhonim pas golit. Në pjesën e dytë kishim më shumë presion. Nuk e di pse, nuk po fillonim lojën nga poshtë, edhe për faktin se portieri nuk po ndjehej mirë.

Mendoj që ne e kishim siguruar këtë pjesë, është edhe një ndeshje mbrapa. Normalisht edhe lojtarët nuk duan të sforcohen në maksimum në këto ndeshje. Ne kem finalen e Kupës me 14 dhe pastaj në finalet e tjera. Edhe unë u kërkova lojtarëve, që nuk mundet një ekip të mos ketë vazhdimësi gjatë 90 minutave se ndodh ajo që ndodh dhe Dinamo kishte 4-5 raste që të shënonte gol.

U bënë 2-3 ndeshje me lojtarë me karton të kuq për të ruajtur rezultatin dhe janë sinjale të mira, se ekipi ka pësuar gol në minutat shtesë. Por mendoj se është formë eksperience për të ruajtur balancat për të mos pësuar gol.

Forcat janë, kemi pasur vetëm sot Spahiun dhe Ramën që nuk deshëm t’i rrezikonim se kishin kontraktime të lehta. Është normale me këtë vapë, sot ishin temperatura shumë të larta. Për të dy ekipet njëlloj. Nuk deshëm t’i rrezikonim sot, për t’i pasur në vazhdim.

A është Partizani rivali më i fortë? Të tre ekipet që janë, edhe i katërti, do të jenë rivalë shumë të fortë sepse luhet për një ndeshje”, tha Tetova për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"