VIDEO/ Karton i kuq dhe supergol i Zekës, Erzeni mposht Egnatian duke u rikthyer tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 23:55

VIDEO/ Karton i kuq dhe supergol i Zekës, Erzeni mposht Egnatian duke u rikthyer tek fitorja

Erzeni ka mposhtur Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në duelin e vlefshëm për javën 30-të të Superiores.

Foto: F.Hazisllari

Foto: F.Hazisllari

Pjesa e parë dhuroi shumë emocione dhe raste por jo gola. Ndërsa në pjesën e dytë, në të 63-ën Egnatia mbeti me 10 lojtarë pasi Spahiu u largua nga fusha me karton të kuq.

Sfida u zhbllokua në të 85’ falë një supergoli të Zekës. Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën 31 pikëve në vendin e 9-të.

ERZENI 1-0 EGNATIA

85′ Zeka

NGJARJET KRYESORE

90’+10′ Mbyllet sfida, fiton Erzeni!

90’+8’+90’+9′ Egnatia pretendon për penallti, Rusta vijon lojën. (VIDEO)

90’+6′ Hasanbelli ndëshkohet me kartonë të verdhë për shkak të vonesës së lojës.

90’+5′ Malota dhe Aleksi ndëshkohen me kartonë të verdhë.

90’+4′ Largohet Mihana, ka minuta për Kacbufin.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë!

85′ GOOOL ERZENI 1-0/ Shpërthen festa tek shijakasit, Zeka shtang Sherrin me një supergol. (VIDEO)

81’ Mihana merr një pasim fantastik në zonë por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin. (VIDEO)

78′ Fernando lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Rama.

71′ Largohet Kahrimanoviç, ka minuta për Kadriun.

70’ Shijakasit pretendojnë për penallti, Rusta lejon lojën të vijojë. (VIDEO)

65’ Tre zëvendësime nga Tetova. Largohen Drame, Zejnullai dhe Ibrahimoglu. Në lojë futen Montenegro, Ahmetaj dhe Xhoel.

59’ – 63’ Spahiu ndëshkohet me karton të verdhë nga Rusta, më pas i nxjerr të kuqin pas protestave të tifozëve shijakas. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

51′ Dylis ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Migones.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

44’ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Mëllugjës.

40’ Aleksi tenton të befasojë me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkon drejt e në duart e Hasanbelli. (VIDEO)

37’ Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës.

33′ Aksion i rrezikshëm nga Erzeni. Migone pason për Mihanën, ky i fundit gjuan drejt portës por Sherri bën një tjetër pritje dhe mban rrjetën e paprekur. (VIDEO)

30’ Zeka dhe Dylis kanë një mosmarrëveshje në fushë, Rusta i këshillon të dy. (VIDEO)

28′ Mëllugja lëshon goditjen potente drejt portës, Sherri bën një pritje të mirë. (VIDEO)

26′ Ndreca nuk iu beson dot syve për rastin e humbur. (VIDEO)

24’ Spahiu lëshon predhën nga jashtë zonës, por topi shkon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

17’ Zejnullai nxjerr një top të mirë në zonë për Ibrahimoglu, por ky i fundit nuk arrin të shënjestrojë si duhet portën. (VIDEO)

15’ Migone tenton të gjejë shokët me një top të gjatë, por Dylis ndërhyn në momentin e duhur dhe e largon sferën.

7’ Spahiu pason për Ndrecën, ky i fundit kroson në zonë por Atanda largon rrezikun.

1’ Kahrimanoviç pati mundësinë për të dërguar topin në rrjetë por Sherri del nga porta dhe bllokon gjuajtjen e tij. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Atanda, Sadiki, Peposhi, Migone, Mëllugja, Kahrimanoviç, Blazeviç, Mihana, Zeka

Trajner: Alfred Deliallisi

EGNATIA: Sherri, Ndreca, Dylis, Malota, Fangaj, Zejnullai Aleksi, Fernando, Drame, Ibrahimoglu, Spahiu

Trajner: Edlir Tetova

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"