VIDEO/ Kampion në fushë dhe jashtë saj, Bellingam tregon humanizmin me gjestin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 19:35

VIDEO/ Kampion në fushë dhe jashtë saj, Bellingam tregon humanizmin me gjestin e tij

Xhud Bellingam është një kampion i madh si brenda dhe jashtë fushës. Edhe para ndeshjes kundër Belgjikës ishte protagonist i një momenti shumë prekës.

bellingam

Mesfushori i Real Madridit hyri në fushë me një djalë në karrocë dhe gjatë himnit të zakonshëm vuri re se djali kishte ftohtë dhe e mbuloi me xhaketë. Më pas në fushë bëri lojën e zakonshme të klasit të lartë dhe shënoi për 2-2.

Bellingam nuk është i panjohur për gjeste të ngjashme. Në fakt, në fillim të janarit, gjatë ndeshjes mes Arandina-s dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit, një ndeshje e fituar 3-1 nga skuadra e Ancelotit, ish-lojtari i Borusias së Dortmundit vuri re një djalosh që kishte ftohtë dhe pa u menduar dy herë, e ndihmi duke e mbuluar.

MOMENTI KUR BELLINGAM MBULON DJALOSHIN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"