VIDEO/ Junajtid bën përmbysje të madhe në shtëpi, ndalen pretendentët kryesorë të titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 18:04

VIDEO/ Junajtid bën përmbysje të madhe në shtëpi, ndalen pretendentët kryesorë të titullit

Janë zhvilluar sot disa nga ndeshjet e javës së dytë të Premier Ligës angleze, aty ku nuk kanë munguar surprizat dhe golat.

junajtid

Mançester Junajtidi ka shmangur një turpërim në shtëpi, duke fituar me rezultatin 3-2 ndaj Notingam Forest. “Djajtë e kuq” e panë veten në disavantazhin e dy golave pas 5 minutave lojë, por reaguan duke e kthyer nga 0-2 në 3-2.

Ndërkohë, Arsenali që pretendon titullin kampion, është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 ndaj Fulhamit. “Topçinjtë” ishin në disavantazh që në minutën e parë të takimit, por shënuan dy gola duke përmbysur, por miqtë reaguan dhe barazuan në 2-2.

NDESHJET:

Bournmuth 0-2 Totenham (VIDEO)
17’Madison, 63’Kulusevski

Arsenal 2-2 Fulham (VIDEO)
70’Saka, 73’Nketiah / 1’Pereira, 87’Palinja

Brentford 1–1 Kristal Palas 
18’Shade / 76’Andersen

Everton 0-1 Uolves 
87’Kalajxhiç

Mançester Junajtid 3-2 Notingam (VIDEO)
17’Eriksen, 52’Kasemiro, 76’Fernandez / 2’Auoniji, 4’Boli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"