VIDEO/ “Janari” nderon Cungun, Kukësi bën autokritikë me gola “premierë”. Kamza mbetet në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2019 | 15:56

VIDEO/ “Janari” nderon Cungun, Kukësi bën autokritikë me gola “premierë”. Kamza mbetet në fund

Kukësi mori një fitore me mjaft vlera, në sfidën e javës së 23-të, përballë Kamzës. Ekipi i Cungut, fitoi jo pa vështirësi, me shifrat 3-2 ndaj debutuesit Stojku, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

bandicam 2019-02-24 15-08-17-524

Gjithçka u zhbllokua shumë shpejt, me golin e parë shënuar në Superiore nga Shkurtaj, që në minutën e 8-të. Verilindorët kontrolluan lojën pas këtij goli, por Fukui barazoi shifrat në minutën e 41-të, ku gjatë një goditje dënimi, gjuajtja e tij nuk u mbajt dot jashtë vijës fatale nga portieri Frashëri.

Gjithsesi, me fillimin e të dytës, Cungu goditi me zëvendësimet e tij. Në të 47-tën, shënoi gjithashtu golin e parë në kampionat, Valdet Rama, pak minuta pasi ishte futur në fushë nga stoli. Gjithashtu, gol “premierë” pati një tjetër ardhje e janarit, Eduard Rroca, i cili në të 59-tën shënoi edhe të tretin.

Kamza nuk u dorëzua, dhe golin e parë e gjeti për këtë sezon, edhe sulmuesi i Kamzës, Martinena, që realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 77-të. Gjithsesi, deri në fund ekipi i Cungut ruajti fitoren, dhe me këtë tre pikësh, shkon në vendin e dytë, në kuotën e 41 pikëve. Ndërkohë, në vendin e fundit mbetet Kamza, me vetëm 16 pikë.

 

Kukësi-Kamza 3-2

GOL: Shkurtaj 8′, Rama 47′, Rroca 59′ / Fukui 41′, Martinena 77′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Kukësi-Kamza 3-2

90′ 3 minuta shtesë.

79’ Karton i verdhë edhe për Fukuin, për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ramës.

77’ GOOOOOOL KAMZA 3-2/ Ngushton shifrat ekipi i Stojkut. Shënon Martinena, direkt nga goditja e dënimit, një gol mjaft i bukur.

76’ Vjen edhe zëvendësimi i tretë te Kamza. Martinena në fushë, del Zisi.

76’ Faull ndaj Peçit në hyrje të zonës. Goditje dënimi për Kamzën.

70’ Rast për të shënuar edhe Çyrbja. Futet në zonë dhe godet, por Avdyli kontrollon.

63’ Stojku bën edhe ndërrimin e dytë. Peçi futet në vendin e Malajt.

59’ GOOOOL KUKËSI 3-1/ Shënon edhe të tretin ekipi i Cungut. Eduard Rroca, vetëm 3 minuta pasi u fut, gjen golin pasi shërbehet bukur nga e majta, nga Valdet Rama.

56’ Lëviz sërish Cungu. Fut Rrocën, nxjerr Limajn.

52’ Zëvendësimi i parë te Kamza. Bonani i lë vendin Mumajesit.

47’ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Valdet Ramës i mjaftojnë vetëm 2 minuta në fushë. Pasi merr një top të humbur nga Bonani, ai ecën me shpejtësi drejt zonës, dhe godet duke mposhtur Avdylin.

46’ Nis pjesa e dytë. Cungu e fillon menjëherë me një zëvendësim. Futet Valdet Rama, në dhomat e zhveshjeve mbetet Faton Xhemaili.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Kamza 1-1

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Kërcënon sërish Plaku. Kapiteni provon me kokë nga brenda zone, por pak mbi traun e portës.

41’ GOOOOOL KAMZA 1-1/ Vjen baraspesha në Elbasan. Fukui shënon për ekipin e Stojkut, pas një goditje dënimi, ku topi shkoi në zonë dhe mbeti në këmbët e japonezit. Ky i fundit godet, dhe Frashëri nuk mund ta mbajë jashtë vijës fatale. Protesta nga kuksianët, me pretendimin se topi nuk kaloi vijën.

40’ Karton i verdhë për Bonanin, i cili ndëshkohet nga kryesori për protesta.

34’ Karton i verdhë për Çyrbjen, i cili pas një përplasje me portierin Avdyli, kapet edhe me mbrojtësin Shala.

32’ Aksion fantastik i Kukësit. Rexhinaldo jep një asist për Ethemin. Ky i fundit, altruist, jep për Çyrbjen në mesin e zonës. Goditja e Çyrbjes shkon e fortë drejt portës, por Avdyli bën heroin, duke e çuar në goditje këndi.

26’ Aksion i shpejtë i Kamzës. Del bukur dhe rrjedhshëm me Plakun, që nga jashtë zone provon sërish, por kontrollon Frashëri.

22’ Plaku kërkon reagimin për Kamzën. Sulmuesi godet portën e Frashërit, por mbi traun e portës.

10’ Provon edhe Rexhinaldo për kuksianët, por qendrore goditja për Avdylin.

8’ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Kuksianët zhbllokojnë shumë shpejt shifrat në Elbasan. Shkurtaj shënon për ekipin e Cungut, pas një vertikalizimi mjaft të bukur nga Dzaria.

7’ Kërcënon edhe Kamza, Rezi në fundore, godet në diagonale, por Frashëri në pozicion.

3’ Kërcënimi i parë i Kukësit. Çyrbja eviton Shalën në hyrje të zonës, godet, por Avdyli kontrollon gjithçka.

1′ Nis sfida.

 

FORMACIONET

KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Krasniqi, Teqja, Xhemaili, Çyrbja, Dzaria, Limaj, Rrumbullaku, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu bandicam 2019-02-24 13-44-22-813

KAMZA: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti, Fukui, Plaku, Zisi. Trajner: Gentian Stojku

bandicam 2019-02-24 14-04-46-036

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"