VIDEO/ I shënoi Realit në Kupë, futbollisti shtatshkurtër i befason të gjithë. Kërkon punë si… gazetar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 20:00

VIDEO/ I shënoi Realit në Kupë, futbollisti shtatshkurtër i befason të gjithë. Kërkon punë si… gazetar

Një deklaratë e futbollistit Alvaro Romero, është duke bërë xhiron e internetit. Futbollisti i gjatë vetëm 147 centimetra, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës spanjolle Unionistas De Salamanka, i shënoi mbrëmjen e djeshme Realit të Madrdit, në sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit.

edgfh

Ai mori një top nga gjysma e fushës, teksa realizoi një gol mjaft të bukur duke bërë disa driblime fantastike. Përveç golit të bukur, që ia shënoi Realit të Madridit, Romero i befasoi të gjithë ne intervistën e dhënë pas ndeshjes, teksa kërkoi punë si gazetar.

  “Lojtarët e Real Madridit janë sjellë si profesionistë të vërtetë gjatë ndeshjes. Unë jam gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që dëshiron që të më punësojë, atëherë unë jam i disponueshëm”, u shpreh 23-vjeçari, i cili duket se nuk shpreson shumë nga futbolli dhe kërkon të fokusohet te profesioni i tij i vërtetë që është gazetaria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"