VIDEO/ Humbi rastin me portën bosh, Broja bën “mea culpa”: Ishte faji im që nuk e fituam ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 9:36

VIDEO/ Humbi rastin me portën bosh, Broja bën “mea culpa”: Ishte faji im që nuk e fituam ndeshjen

Armando Broja është rritur shumë. Në moshë ka 19 vite, por në eksperiencë dhe karakter po fiton shumë dita-ditës. Në fushë, këtë fundjavë, krijoi një rast shënimi dhe me portën të boshatisur, pasi kaloi portierin, nuk e shënoi dhe humbi shansin për golin e fitores për Viteshen.

BROJA RASTI

Çfarë bëri? Nuk u fsheh, por doli para mediave në fund të ndeshjes dhe mori përgjegjësitë. “Është faji im që ne nuk fituam. Ishte një mundësi e madhe që ne ta fitonim ndeshjen, por unë nuk shënova. Më vjen vërtet keq për këtë.

E pranoj, por nuk ndalem dhe më duhet të shoh përpara”, tha sulmuesi i Kombëtares që humbi shansin për ta çuar në 2-1 ndeshjen ndaj Groningenit që përfundoi 1-1. Me këtë “mea culpa”, kërkim të fajit, sulmuesi kuqezi tregon shenja pendese, por njëherësh edhe rritjeje që nuk u fshihet përgjegjësive për çfarë bën në fushën e lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"