VIDEO/ Heroi De Gea, më në fund një penallti e pritur… pas 5 vitesh dhe 40 golave radhazi të pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 14:18

VIDEO/ Heroi De Gea, më në fund një penallti e pritur… pas 5 vitesh dhe 40 golave radhazi të pësuar

David de Gea priti penalltinë e parë që prej 23 prillit 2016 (kundër Lukakut). Dhe pas 40 golave radhazi që ka pësuar nga pika e bardhë në karrierën e tij prej atij momenti, vjen një pritje që vlen 2 pikë ndaj Nobëlit në 95’.

E_qZmT-WYAAtbQj

“Që në momentin që Shou preku topin me dorë nuk kisha dyshime. Ishte penallti. Ishte penallti në minutën e fundit dhe e prita. Janë tri pikë kaq shumë të rëndësishme për skuadrën. Në kokën time në atë moment ishte vetëm ‘prite topin’.

Mendoja se do të godiste Rajs, por pastaj pash të merrte topin edhe Nobël. Ishte me të vërtetë një ndeshje e fortë, të dyja skuadrat patën raste dhe sërish një gol i shkëlqyer nga Xhesi”, tha portieri spanjoll.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"