VIDEO/ Goli në frymën e fundit, Skënderbeu i falet Gripshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2019 | 21:04

VIDEO/ Goli në frymën e fundit, Skënderbeu i falet Gripshit

Fitore dramatike për Skënderbeun. Një gol në sekondat e fundit të lojës nga ana e mesfushorit Nazmi Gripshi i dhuroi fitoren korçarëve në përballjen ndaj Flamurtarit.

Skenderbeu gol

Një fitoren karakteri për skuadrën e Dajës, e cila vuajti jo pak, pavarësisht se përballë kishte një skuadër me futbollistë të rinj. Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, teksa mundësinë e artë për të gjetur rrugën e rrjetës e kishte Vatnikaj, që goditi me kokë brenda zonës, por sfera shkoi jashtë kuadratit.

Në fragmentin e dytë të lojës, korçarët u shfaqen më kërkues, teksa në minutën e 67-të Gripshi kishte mundësinë ideale, i vetëm me portierin, por bën më të vështirën, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

Gripshi

Mesfushori shlyen gabimin e bërë në minutën e 95-të, teksa me një goditje nga jashtë zonës i dhuroi 3 pikë bardhekuqve në ndeshjen e parë të kampionatit.

FT| SKËNDERBEU-FLAMURTARI  1-0

Gripshi 90+5′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90+5′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Nazmi Gripshi kalon në avantazh Skënderbeun! Mesfushori lëshoi një predhë nga jashtë zonës, duke mposhtur portierin Moçka. 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′ Flamurtari me 10 lojtarë, Zeqaj merr 2 kartonë të verdhë brenda 1 minute.

82′ Hoxhaj provon të surprizojë me një goditje, topi shkon jashtë kuadratit.

76′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Taipi, vendin e tij e zë Uerdi Mara.

67′ Rast ideal për Skënderbeun. E pabesueshme çfarë humbet Nazmi Grishpshi. Nuk iu beson syve trajneri Daja.

60′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Rrapaj, vendin e tij e zë Nebihaj.

55′ Skënderbeu hidhet në sulm në kërkim të golit, por pa sukses.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet Daja i dëmtuar, vendin e tij e zë Oto Xhon.

Përfundon pjesa e parë. 

44′ Gripshi gjuan nga jashtë zonës me të djathtën, topi devijohet dhe shkon në duart e Moçkes.

39′ Krasniqi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

32′ Mundësi shënimi për Skënderbeun. Dejvi Bregu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimi. Grushton portieri Shpëtim Moçka.

24′ Pranë golit Flamurtari. Hoxhaj harkon një top të bukur në zonë për Vatnikaj, që provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

21′ Krasniqi rrëzohet në zonë dhe kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

19′ Dita provon me një predhë nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

15′ Gripshi harkon një top të rrezikshëm në zonë për Krasniqin, por kontrollon gjithçka portieri Moçka.

13’ Rrezikon autogolin Skënderbeu. Një aksion pa shumë pretendime në krahun e majtë sheh Koliçin të mos kontrollojë sferën dhe për pak ajo përfundon në rrjetë. Shpëtojnë për mrekulli korçarët.

5′ Më kërkues Skënderbeu në këto minuta të para, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën vlonjate.

1′ Ka startuar takimi në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Dita, Daja, Muzaka, Taipi, Bregu, Gripshi, Krasniqi.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Bajraktareviç, Zeqaj, Qarri, Deliaj, Muçollari, Rrapaj, Haruni, Hoxhaj, Vatnikaj.

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"