VIDEO/ Goli i Shpendit vjen shumë vonë. Shpresat kuqezi munden nga Zvicra dhe zbehin shanset për kualifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 0:08

VIDEO/ Goli i Shpendit vjen shumë vonë. Shpresat kuqezi munden nga Zvicra dhe zbehin shanset për kualifikim

Shanset e Shqipërisë U21 për t’u kualifikuar në Europianin e kësaj grupmoshe kanë marrë një goditje të rëndë sot teksa skuadra e drejtuar nga Alban Bushi është mundur në “Air Albania” me shifrat 3-1 përballë Zvicrës.

bandicam 2024-03-26 16-58-30-287

Një humbje që ka ardhur si pasojë e pavëmendjeve kuqezi në goditje standarte, nga të cilat erdhën tre golat e kundërshtarëve, por ndoshta edhe zgjedhjeve të gabuara taktike pasi skuadra nuk prodhoi aksione sulmuese në pjesën e parë, me të vetmin rast të rrezikshëm të krijuar në minutat shtesë.

Fizionomia e lojës ndryshoi me aktivizimin e Shpendit, Selimajt e Frrokut në pjesën e dytë, pasi Shqipëria krijoi lojë e raste, por u godit në dy goditje këndi ku harroi kundërshtarët të lirë në zonë. Goli i Shpendit në fund ishte ngushëllim për sulmuesin, por nuk ndikoi në fatin e ndeshjes, pasi Zvicra fitoi dhe mori kreun e grupit, kurse Shqipëria tashmë është në vendin e katërt.

U21/ SHQIPËRI-ZVICËR 1-3
90’+3′ Shpendi / 29′ Surdez, 59′ Sançez, 76′ Keller

asddasdsadsadasdasdasads

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Zvicrës.

90’+3’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një goditje nga këndi, topi shkon në këmbët e Shpendit i cili nuk gabon duke shkurtuar diferencën. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Karton i verdhë për Jasharin pas një faulli ndaj Fetait.

82’ Sançez driblon këdo që i del para dhe gjuan duke mposhtur Simonin, por ndalet nga shtylla. (VIDEO)

81’ Dos Santos i lë vendin në fushë Avdullahut te Zvicra.

80’ Selimaj ndëshkohet me karton të verdhë.

76’ Goli i tretë i Zvicrës vjen përsëri nga një goditje këndi, këtë herë është Keller i cili mposht Simonin, i harruar i vetëm në zonë. (VIDEO)

75’ Dajko i lë vendin në fushë Kurtulan në minutat e fundit.

73’ Tjetër mundësi pas një harkimi nga e djathta, Frroku me kokë gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

71’ Aksion i shkëlqyer i kuqezinjve me topin që përfundon në qendër te Shpendi, gjuajtja e këtij të fundit devijohet mbi katërkëndor. (VIDEO)

71’ Edhe Okoh ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Selimajt.

68’ Frroku i sapofutur në fushë gjen hapësirën për të gjuajtur, por sfera ndalet nga një mbrojtës. (VIDEO)

67’ Pajaziti dhe Rashica i bëjnë vend Frrokut dhe Rexhepit në radhët e kuqezinjve.

63’ Muçi dhe Fink i lënë vendin në fushë Keller dhe Villiger.

59’ Zvicra shënon edhe golin e dytë! Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë ku Sançez dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)

58’ Surdez i lë vendin në fushë Sançez në radhët e Zvicrës.

57’ Rashica merr një top në thellësi, Stergiu e ndalon në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me të verdhë.

54’ Pajaziti devijon topin në zonë, Matoshi ndërhyn ndaj tij dhe kuqezinjtë kërkojnë penallti. Por për gjyqtarin nuk është e tillë dhe lë lojën në vijim. (VIDEO)

52’ Shpendi krijon hapësirë për Selimajn nga e djathta, gjuajtja e këtij të fundit është shumë e gabuar.

48’ Okon nga e majta krijon panik në zonën kuqezi, pasimi i tij ne qendër për fat nuk gjen asnjë shok skuadre.

48’ Gjuajtje e fortë e Muçi në të majtën e sulmit, Simoni pret në pozicion.

46’ Pjesa e dytë nis me S. Shpendin dhe Selimajn në fushë në vend të Nikajt dhe Mjakit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Zvicrës.

45’+1’ Pas një goditje dënimi, Gjini pason për Berishën i cili gjuan me kokë por çon sferën në rrjetën e sipërme të portës zvicerane. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Fink ndëshkohet me të verdhë për protesta.

42’ Një mosmarrëveshje mes Gjinit e Simonit në një kthim topi mbrapa detyron portierin ët dalë e largojë me këmbë topin në anësore.

41’ Aksion i shpejtë i zviceranëve të cilët shfaqen para portës me FInk, i cili gjuan në rrjetën e jashtme. Aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

37’ Jashari është futbollisti i radhës i zviceranëve që provon portën, sfera devijohet jashtë. (VIDEO)

36’ Rrezikojnë përsëri zviceranët me Matoshin i cili gjuan në kufijtë e zonës, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

31’ Pajaziti nga e djathta harkon në zonë, por Nikaj është në pozicion jashtë loje.

29’ Shënon Zvicra me një goditje dënimi, Surdez mposht Simonin me një gjuajtje mjeshtërore. (VIDEO)

27’ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në kufijtë e zonës.

25’ Otiger nga e djathta kroson në zonë, Simoni në shtyllën e parë pret topin në dy kohë.

21’ Goditje këndi radhazi për përfaqësuesen zvicerane, por në çdo moment mbrojtja është e vëmendshme për të larguar harkimet në zonë.

19’ Një depërtim në qendër me kombinime i zviceranëve ndalet nga ndërhyrja e Bajramit i cili largon sferën.

16’ Goditje nga këndi e zviceranëve, Simoni me qetësi kërcen dhe mbërthen sferën mes kundërshtarëve.

14’ Asnjë nga skuadrat nuk arrin të gjejë një të çarë për të rrezikuar me lojën që zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën.

8’ Presing i lartë i kuqezinjve në këto minuta, duke mos lejuar Zvicrën që të dalë në sulm.

2’ Menjëherë rrezikshëm kuqezinjtë me një goditje këndi, por devijimi i Gjinit nuk gjen portën.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

dsffdsfdsfsdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"