VIDEO/ Gol spektakolar nga kampionati francez, mbrojtësi 19-vjeçar i magjeps të gjithë me realizimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 20:56

VIDEO/ Gol spektakolar nga kampionati francez, mbrojtësi 19-vjeçar i magjeps të gjithë me realizimin

Një eurogol u regjistrua ditën e sotme në Ligën 1 franceze. Protagonist u bë mbrojtësi 19-vjeçar i Strasburgut, Doukoure, i cili në minutën e 54-t, në duelin ndaj Trojesit, nxori nga repertori i tij një silurë të vërtetë.

EUROGOLI

Me një predhe të vërtetë nga e djathta, nga një largësi e konsiderueshme, futbollisti francez, i magjepsi të gjithë, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i parë në karrierën profesioniste për 19-vjeçarin, që në të kaluarën është aktivizuar me Valencienes dhe së fundmi Strasburg. Në total deri tani mbrojtësi numëron 37 ndeshje si profesionist, teksa këtë gol do ta mbajë mend gjatë.

Një gol perfekt, që fatkeqësisht në fund nuk përkthehet me pikë, pasi Trojes në fund triumfoi me rezultatin 2-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"